Ndërlidhjet

SHBA: Të shmangen fluturimet mbi Ukrainën Lindore


Gjëra që u kanë takuar udhëtarëve të aeroplanit të rrëzuar

Gjëra që u kanë takuar udhëtarëve të aeroplanit të rrëzuar

Administrata e Aviacionit Federal (FAA) e Shteteve të Bashkuara e ka publikuaar një urdhër me të cilin aeroplanëve amerikanë u ndalohet që të fluturojnë mbi pjesën lindore të Ukrainës, pas përplasjes së aeroplanit të Malajzisë në atë hapësirë.

Duke i cituar “ngjarjet aktuale dhe potencialin për vazhdimin e aktiviteteve të rrezikshme”, kjo administratë tha se në hapësirën e ndaluar përfshihen rajonet fluturuese Simferopol dhe Dnepropetrovsk.

Sipas FAA-së, me këtë urdhër “zgjerohet ndalimi i operacioneve të fluturimeve të Shteteve të Bashkuara, i publikuar në muajin prill, mbi rajonin Krime në Ukrainë dhe hapësirat e afërta të Detit të Zi dhe Detit Azov”.

Poashtu, disa kompani ndërkombëtare i kanë shpallur planet e tyre për shmangien e fluturimit mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG