Ndërlidhjet

Itali: Gjykata vendos për rastin seksual të Berlusconit


Silvio Berlusconi dhe Karima El-Mahroug
Silvio Berlusconi dhe Karima El-Mahroug

Një gjykatë e apelit në Itali sot përgatitet për ta shallur vendimin në rastin ku ish-kryeministri, Silvio Berlusconi, akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe marrëdhënie seksuale me një prostitute të mitur.

Në fillim të kësaj seance, zoti Berlusconi nuk ishte në sallë.

Ish-kryeministri dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në Itali, ende po e vuan dënimin duke shërbyer në komunitet në një qendër për pacientët me sëmundjen Alzheimer afër Milanos, pas dënimit në një rast tjetër i ndërlidhur me mashtrime në taksa të kompanisë së tij gjigante, Mediaset.

Prokurorët kanë kërkuar që gjyqtarët ta vërtetojnë dënimin prej 7 vitesh burg për shkak të marrëdhënieve seksuale me vallëzuesen ekzotike, Karima El-Mahroug, atëherë 17 vjeçare, e cila tash është shumë e njohur me emrin artistik “Ruby, Vjedhëse e Zemrës”.

XS
SM
MD
LG