Ndërlidhjet

Ukë Rugova nga paraburgimi në arrest shtëpiak


Policët e misionit EULEX para shtëpisë së Ukë Rugovës

Policët e misionit EULEX para shtëpisë së Ukë Rugovës

Avokati mbrojtës i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se të premten ka marrë një aktvendim nga Gjykata Themelore, në të cilën refuzohet kërkesa e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit të klientit të tij, Ukë Rugova, dhe rrjedhimisht, ai tash dërgohet në arrest shtëpiak deri me 4 shtator.

“Nuk e di se a është sjellë në shtëpi Ukë Rugova, por pritet shumë shpejt që të arrij. Sot do ta sjellin ata brenda orarit të punës”, ka thënë avokati, Nexhat Shabani.

Rugova është i dyshuar për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me veprat penale të mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, kontrabandës me emigrantë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit.

XS
SM
MD
LG