Ndërlidhjet

Itali: Hedhet poshtë vendimi për dënimin e Berlusconit


Silvio Berlusconi dhe Karima El-Mahroug
Silvio Berlusconi dhe Karima El-Mahroug

Një gjykatë e apelit në Itali e ka hedhur poshtë dënimin ndaj ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi, lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës dhe marrëdhënie seksuale me një prostitute të mitur.

Vendimi i sotëm nga paneli i gjyqtarëve e kundërshton atë të mëparshmin për fajësi dhe dënimin me shtatë vjet burg për Berlusconin, që ishte marrë nga një gjykatë më e ulët.

Kjo gjykatë kishte vendosur se ish-kryeministri, Silvio Berlusconi, kishte paguar për seks me vallëzuesen ekzotike, Karima El-Maharoug, kur ajo i kishte 17 vjet. Ajo tash është shumë e njohur me emrin artistik “Ruby, Vjedhëse e Zemrës”.

Prokurorët mund të ankohen kundër vendimit të gjykatës së apelit në Gjykatën e Kasacionit, që është gjykata më e lartë në lëndët penale.

Ish-kryeministri dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në Itali, ende po e vuan një dënim tjetër, duke shërbyer në komunitet në një qendër për pacientët me sëmundjen Alzheimer afër Milanos, pas dënimit në një rast të ndërlidhur me mashtrime në taksa të kompanisë së tij gjigante, Mediaset.

Berlusconi sot nuk ishte i pranishëm në gjykatën e apelit.

XS
SM
MD
LG