Ndërlidhjet

logo-print

PDK deponon në Kushtetuese kërkesën për kryekuvendarin


Prishtinë

Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese pyetje duke kërkuar sqarime dhe interpretime rreth procedurave që janë zbatuar në seancën e 17 korrikut, kur Kuvendi ka zgjedhur kryetarin e këtij institucioni.

PDK konsideron se zgjedhja e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit nuk i ka respektuar procedurat, andaj edhe kërkon interpretimin e Kushtetueses.

“PDK mendon se procedurat janë shkelur dhe se ka pasur shkelje të njëpasnjëshme”, ka thënë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili bashkë me deputetin tjetër të kësaj partie, Memli Krasniqi, kanë deponuar kërkesën e partisë tek Kushtetuesja.

Pritjet e PDK-së janë që Gjykata të anulojë vendimet e seancës konstituive, përkatësisht pikën e zgjedhjes së kryetarit.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka vlerësuar gjatë ditës së PDK i konsideron si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga, siç është shprehur ai, “uzurpatorët e seancës konstituive”.

XS
SM
MD
LG