Ndërlidhjet

logo-print

Separatistët pro-rusë do të lejojnë hetime ndërkombëtare


Donjeck: Vendi ku është rrëzuar aeroplani.

Donjeck: Vendi ku është rrëzuar aeroplani.

Aktivistët pro-rusë kanë premtuar se do t’iu lejojnë hetuesve ndërkombëtarë qasje të lirë në lokacionin ku është rrëzuar aeroplani i pasagjerëve nga Malajzia.

Të 298 njerëzit në bord kanë humbur jetën në incidentin e së enjtes në Donjeck të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë me separatistët pro-rusë.

Ushtria e Ukrainës dhe rebelët fajësojnë njëri-tjetrin për hedhjen poshtë të aeroplanit me raketë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, si dhe për bisedime midis Kievit dhe separatistëve.

XS
SM
MD
LG