Ndërlidhjet

Rusia ndalon importin e frutave nga Moldavia


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka njoftuar se do të ndalojë importin e frutave nga Moldavia, për shkak të, siç ka thënë Kremlini, shkeljeve të shumta me furnizimet.

Rosselkhoznadzor, agjencia që mbikëqyr bujqësinë ruse, ka thënë se ndalesa do të hyjë në fuqi më 21 korrik.

Ajo përfshin ndalimin e importit të mollave, pjeshkave, ftonjve, kajsive, qershive dhe kumbullave.

Moldavia, së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kanë nënshkruar muajin e kaluar një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian.

Ky hap ka zemëruar Kremlinin, i cili vazhdimisht ka përdorur presionin ekonomik në përpjekje për të ndaluar ish-republikat nga afrimi me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG