Ndërlidhjet

Obama: Raketa u hodh nga zona e separatistëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se provat tregojnë se aeroplani i Malajzisë është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, e cila është lëshuar nga një zonë që kontrollohet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Duke folur në Uashington, ai po ashtu ka thënë se separatistët kanë marrë vazhdimisht armë nga Rusia, përfshirë edhe armë anti-ajrore.

Obama ka thënë se Ukraina, Rusia dhe separatistët pro-rusë duhet të dakordohen për një armëpushim të menjëhershëm dhe të mos ndërhyjnë në hetimet ndërkombëtare të rrëzimit të aeroplanit.

Presidenti amerikan ka thënë se “sytë e botës janë në lindje të Ukrainës”.

“Do të sigurojmë që e vërteta të dalë në shesh”, ka thënë Obama.

Po sipas tij, Rusia ka refuzuar të ndërmarrë hapat e nevojshëm për shtensionimin e krizës në Ukrainë dhe ka vazhduar të shkelë sovarinitetin e Ukrainës dhe të mbështesë separatistët e dhunshëm.

XS
SM
MD
LG