Ndërlidhjet

Nuk dihet se sa do të zgjasin negociatat me Iranin


Vjenë
Vjenë

Kryenegociatori i Kinës në bisedimet për programin bërthamor të Iranit ka thënë se Republika Islamike dhe fuqitë botërore, sipas të gjitha gjasave, do të zgjasin afatin e 20 korrikut për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme për aktivitetet atomike të Iranit.

Vang Kun ka thënë se është ende e paqartë se për sa kohë mund të zgjatet afati.

Gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, duan që Irani të frenojë programin bërthamor, për të cilin druajnë se ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Në bisedimet që po zhvillohen në Vjenë është raportuar për përparim, por, megjithatë, vazhdon të ketë dallime në qëndrime.

XS
SM
MD
LG