Ndërlidhjet

Putin/Rohani: Konflikti në Gaza duhet të përfundojë


Foto arkivi

Foto arkivi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është pajtuar me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, se konflikti ushtarak në Gaza duhet të përfundojë shpejt.

Kremlini ka thënë se dy liderët kanë biseduar në telefon edhe për nevojën e rinisjes së bisedimeve direkte midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë sot se ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për zgjerim të mundshëm të operacioneve të saj tokësore kundër militantëve të Hamasit në Gaza.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Netanyahu ka thënë se vetëm sulmet ajrore nuk mund ta shkatërrojnë rrjetin e tunelëve të shfrytëzuar nga Hamasi, për të kryer sulme në pjesën jugore të Izraelit.

Nga operacionet e ushtrisë izraelite në Gaza janë vrarë mbi 260 palestinezë, shumica prej tyre civilë.

XS
SM
MD
LG