Ndërlidhjet

Dhjetëra ekspertë për AIDS-in kanë vdekur në aeroplan


Rrënojat e aeroplanit
Rrënojat e aeroplanit

Dhjetëra ekspertë për AIDS-in kanë qenë në mesin e 298 pasagjerëve në bordin e aeroplanit malajzian, që është rrëzuar në lindje të Ukrainës.

Ata kanë qenë duke udhëtuar për një konferencë globale për AIDS-in në Australi.

Në mesin e tyre ka qenë Joep Lange, i cili ka hulumtuar AIDS-in dhe virusin HIV për më shumë se 30 vjet.

Programi për AIDS i Kombeve të Bashkuara, UNAIDS, ka thënë se druan se disa prej akademikëve më të mirë në fushën e AIDS-it kanë vdekur.

Glenn Thomas, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka qenë po ashtu në aeroplanin që dyshohet se është rrëzuar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG