Ndërlidhjet

Obama, i shqetësuar me konfliktin në Gaza


Gaza
Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka thënë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se SHBA-ja është “thellësisht e shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në Gaza dhe për humbjen e më shumë jetëve të pafajshme”.

Obama, duke folur në Uashington, ka thënë se ka inkurajuar liderin izraelit që të minimizojë vdekjet e civilëve në ofensivën kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Ai po ashtu ka thënë se SHBA-ja mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Obama, i cili ka folur në telefon me Netanyahun, i ka thënë atij se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të udhëtojë në rajon.

XS
SM
MD
LG