Ndërlidhjet

logo-print

OSBE-së s’i lejohet qasja në vendin e rrëzimit të aeroplanit


Pranë vendit ku është rrëzuar aeroplani...

Pranë vendit ku është rrëzuar aeroplani...

Separatistët pro-rusë kanë penguar vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga inspektimi i plotë i vendit ku është rrëzuar një aeroplan i Malajzisë.

Ambasadori i Zvicrës në OSBE, vendi i të cilit mban kryesimin e organizatës, ka thënë të premten në Vjenë se monitoruesit “nuk kanë pasur lirinë e nevojshme të lëvizjes” në lindje të Ukrainës.

Thomas Greminger ka thënë se vëzhguesit do të përpiqen sërish të fitojnë qasje më 19 korrik.

Agjencia DPA citon një burim të afërt me OSBE-në të ketë thënë se është shtënë me armë zjarri në afërsi të lokacionit të incidentit, por jo ndaj grupit të 17 vëzhguesve.

Aeroplani me 298 njerëz në bord është rrëzuar të enjten në lindje të Ukrainës. Ai dyshohet se është sulmuar me raketë nga separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG