Ndërlidhjet

Sulmet amerikane vrasin 11 militantë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Autoritetet thonë se sulmet e aeroplanëve amerikanë pa ekuipazh në një zonë të kontrolluar nga talibanët në Pakistan, kanë vrarë 11 militantë.

Dy raketat e kanë goditur një shtëpi në një fshat të rajonit fisnor të Vaziristanit Verior.

Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thonë se në mesin e të vrarëve janë edhe dy komandantë “të rëndësishëm” të talibanëve të Pakistanit, por nuk kanë pranuar të thonë emrat e tyre.

Një nga komandandtët e talibanëve e ka konfirmuar se pjesëtarë punxhab dhe uzbekë të talibanëve janë vrarë gjatë këtyre sulmeve.

Sulmet janë kryer derisa ushtria pakistaneze po e vazhdon ofenzivën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante që e ka nisur në muajin maj në Vaziristanin Verior.

Për vite të tëra, kjo zonë ka qenë e kontrolluar nga militantët islamik, përfshirë luftetarë të Al Kaidës, talibanët dhe luftetarë të huaj, kryesisht uzbekë dhe ujgurë.

XS
SM
MD
LG