Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina akuzon rebelët se duan të shkatërrojnë dëshmi


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Qeveria e Ukrainës ka thënë se rebelët pro rusë, “më ndihmën e Rusisë” janë duke bërë përpjekje që të shkatërrojnë dëshmitë në zonën ku është rrëzuar aeroplani i “Malaysian Airlines” derisa fluturonte mbi territorin e kontrolluar nga rebelët pro rusë.

Goditja e këtij aeroplani me raketë ka varë 298 personat që ishin në bord.

Një komunikatë e qeverisë së Ukrainës e publikuar sot “zyrtarisht thotë se terroristët, me ndihmën e Rusisë, janë duke bërë përpjekje që të shkatërrojnë dëshmi të një krimi ndërkombëtar”.

Komunikata gjithashtu thotë se separatitët kanë larguar 38 trupa dhe i kanë vendosur ata në morgun e Donjeckut, ku thuhet se specialistë me “akcent të fortë rus” janë kërcënuar se do të kryejnë vet autopsinë e trupave”.

Liderët separatistë kanë premtuar se do të lejojnë inspektorët e OSBE-së për të pasur çasje në zonën ku është rrëzuar aeroplani.

Mirëpo luftetarët separatistë janë duke bllokuar që dy herë ekspertët e OSBE-së që të shkojnë te zona e duhur.

XS
SM
MD
LG