Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj: ‘Fuqia e Zgjuar’ i siguroi njohje Kosovës


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enever Hoxhaj së bashku me studentët ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enever Hoxhaj së bashku me studentët ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruae diplomacia publike e Kosovës është më e avancuara na rajon, një mjet ky që është shfrytëzuar për të përmirësuar imazhin e Kosovës nëpër botë.

Hoxhaj e ka bërë këtë deklaratë derisa iu është drejtuar mbi 50 studentëve ndërkombëtar që po marrin pjesë në Programin Veror të organizuar nga “BEA Institute” në Prishtinë.

Hoxhaj gjithashtu ka folur për “fuqinë e zgjuar” e cila sipas kryediplomatit kosovar është njëri prej aspekteve që u mundëson shteteve të vogla të jenë aktorë kyc në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Gjatë mandatit tim si ministër i Jashtëm, Kosova e ka aplikuar këtë qasje dhe përmes fuqisë së butë ne kemi siguruar njohje ndërkombëtare dhe anëtarësuar vendin në organizata. Në mungesë të fuqisë së fortë që matet me kapacitetet ekonomike, ushtarake e territore të mëdha, fuqia e butë e shteteve të vogla i bën ato pjesëmarrëse aktive dhe me shumë peshë në botën multilaterale” ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj në pyetjet dhe diskutimet me studentët ndërkombëtarë, ka folur për sfidat e brendshme të shoqërisë kosovare, dialogun me Serbinë dhe procesin e njohjeve nga disa vende që nuk e kanë njohur deri më tani si Kina, Argjentina apo Brazili.

XS
SM
MD
LG