Ndërlidhjet

Kundërpërgjigja e Moskës, sanksione ndaj amerikanëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar sot se do t’i kundërvihet sanksioneve të sapo vendosura amerikane ndaj disa firmave dhe qyetarëe rusë duke vendosur ndalim udhëtimi ndaj një numri të qytetarëve amerikanë.

Lista me qytetarët amerikanë që Moska iu ndalon tash e tutje hyrjen në Rusi përfshinë edhe krye-kujdestarët e burgjeve në Abu Ghraib dhe Guantanamo në Irak, respektivisht në Kubë.

Moska gjithashtu ka vendosur ndalim udhëtimi edhe për kongresmenin amerikan, James Moran, duke thënë se kjo bëhet si hakmarrje ndaj ndalim udhëtimit amerikan për deputetin rus, Adam Delimkhanov.

Presidenti amerikan, Barack Obama më herët gjatë kësaj jave ka njoftuar se ka zgjeruar sanksionet amerikane kundër Rusisë së shkak i aktiviteteve ruse në Ukrainë.

Këto sanksione amerikane janë vendosur para rrëzimit të aeroplanit të “Malaysian Airlines” në lindje të Ukrainës më 17 korrik.

XS
SM
MD
LG