Ndërlidhjet

Kosovarët e lënduar në Rudare kthehen në Kosovë


Kosovarët e lënduar në aksidentin në Rudare të Kurshumlisë kur autobusi, me të cilin udhëtonin për Austri doli nga rruga, do të kthehen brenda ditës në Kosovë, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

Bashmir Xhemaj, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm në largim, Enver Hoxhaj, përmes profilit të tij në Twitter, ka thënë se “nga 49 të lënduar, 45 janë liruar dhe brenda pak orësh takohen me familjarët e tyre në Merdare. 4 vazhdojnë të mbesin në spitale”.

Sipas tij, “MPJ përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka monitoruar dhe koordinuar ofrimin e ndihmës mjekësore për bashkëqytetarët”.

Xhemaj gjithashtu ka njoftuar se Ministria e Jashtme ka formuar “Shtabin Emergjent në Prishtinë që ka koordinuar dhe informuar familjarët. Numri në dispozicion për info: 038 200 111 07”.

XS
SM
MD
LG