Ndërlidhjet

Talabani kthehet në Irak


Presidenti irakian, Jalal Talabani (ARKIV)
Presidenti irakian, Jalal Talabani (ARKIV)

Presidenti irakian, Jalal Talabni është rikthyer në Irak pasi i kaloj më shumë se 18 muaj në Gjermani ku trajtohej nga mjekët pas një sulmi në zemër që pati në dhjetor të vitit 2012.

TV lokale kanë njoftuar se 80 vjeçari ka arritur sot në shtëpinë e tij në Suleimaniya në rajonin verior kurd të Irakut.

Rikthimi i tij në Irak po bëhet në një kohë të një krize të thellë dhe ndarje të madhe sektariane.

Unioni Patriotik i Kurdistanit, partia që e udhëheqë Talabani ka thënë se lideri politik kurd ka kryer “trajtime të sukseshme shëndetësore” në Gjermani, por shumë kanë hedhur dyshime rreth gjendjes shëndetësore të tij dhe mundësisë për të vazhduar rol aktiv në politikë.

Talabani është duke e shfrytëzuar mandatin e tij të dytë si president dhe nuk ka të drejtë më që të garojë.

Parlamenti irakian pritet të mblidhet javën e ardhshme për të diskutuar kandidatët e mundshëm që do ta zëvendësojnë atë.

Sipas një marrëveshje jo formale, Presidenti irakian zgjedhet prej minoritetit kurd të Irakut.

XS
SM
MD
LG