Ndërlidhjet

Kthehen 45 të lënduarit në Kosovë, Hoxhaj uron shërim të shpejtë


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj (ARKIV)

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj (ARKIV)

45 kosovarët e lënduar në aksidentin në Rudare të Kurshumlisë janë kthyer në Kosovë, njofton Ministria e Jashtme kosovare.

Sipas një komunikate të MPJ-së së Kosovës, brenda 24 orësh do të kthehen edhe të lënduarit e tjerë që kanë mbetur në spitalet e Serbisë me lëndime më të rënda se ata që janë kthyer.

Autobusi i linjës Salzburg – Prishtinë ka dal nga rruga për arsye ende të panjohura në Rudare duke lënduar të gjithë pasagjerët në bord.

"Pas informacioneve të para për aksidentin, kam udhëzuar menjëherë Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd që të vendos kontakt dhe të del në vend të ngjarjes për tu njohur me situatën. Falë bashkëpunimit të mirë dhe intervenimit të shpejt, të gjithë bashkëqytetarëve tanë u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Rreth 49 të lënduar kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Më pas, kemi organizuar edhe kthimin e tyre për në Kosovë ndërsa vetëm njëri do të mbetet më gjatë në trajtim mjekësor. Uroj në shërim sa më të shpejt dhe bashkim me familjet e tyre në Kosovë" citohet ministri i jashtëm Hoxhaj në komunikatën e MPJ-së.

Tre prej të lënduarve në gjendje më të rëndë do të trasnportohen në Kosovë në mbrëmje përmes makinave të ndihmës së shpejt të cilat janë nisur nga Prishtina drejt spitaleve në Nish dhe Prekuple ku do të shoqërohen nga diplomatët kosovarë në Beograd.

XS
SM
MD
LG