Ndërlidhjet

Holanda është e zemëruar, e xhindosur


Ministri i Jashtëm holandez, Frans Timmermans (ARKIV)

Ministri i Jashtëm holandez, Frans Timmermans (ARKIV)

Ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timmermans, ka thënë të shtunën se Holanda është e “zemëruar, e xhindosur”, kur e ka marrë lajmin se trupat e pajetë të viktimave të aeroplanit të rrëzuar në lindje të Ukrainës, janë zvarritur nëpër zonën ku ka rënë aeroplani i “Malaysian Airlines”.

Në një takim me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, Timmermans ka thënë: “Ne edhe ashtu jemi të shokuar nga lajmi që kemi marrë sot se trupat e pajetë janë zvarritur dhe nuk janë trajtuar si duhet... Njerëzit janë të zemëruar, të xhindosur”.

Ai i ka thënë Poroshenkos se Holanda është e interesuar të dijë se kush është përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit civil të enjtën.

Shumica e njerëzve që kanë qenë në aeroplanin e rrëzuar, që është nisur nga Holanda, kanë qenë holandezë.

XS
SM
MD
LG