Ndërlidhjet

Rebelët nuk lejojnë hetuesit të afrohen te aeroplani i rrëzuar


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Separatistët e armatosur në pjesën lindore të Ukrainës nuk kanë lejuar inspektorët ndërkombëtarë që të vazhdojnë inspektimet te vendi ku është rrëzuar aeroplani i “Malaysian Airlines” më 17 korrik.

Të 298 pasagjerët në bord kanë vdekur pasi një raketë e ka goditur atë nga toka derisa fluturonte në pjesën lindore të Ukrainës.

OSBE ka njoftuar se ekipet e monitoruesve janë lejuar që vetëm pjesërisht të vizitojnë fushën ku gjenden copat e aeroplanit në fjalë.

Alexander Hug, shefi i ekipit të monitoruesve të OSBE-së, ka thënë se ekipet janë lejuar që të shohin “vetëm pak” të zonës ku është rrëzuar aeroplani.

Më 18 korrik, rebelët pro rus që po luftojnë kundër forcave qeveritare ukrainase kanë bllokuar inspektorët e huaj të vizitojnë vendin.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka thënë homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se Vashingtoni është i shqetësuar nga mos lejimi i monitoruesve dhe huetesve ndërkombëtar që të kenë qasje të plotë në vendin ku është rrëzuar aeroplani.

Në një shkrim autorial të botuar në “The Sunday Times”, kryeministri britanik, David Cameron, ka shkruar se vendet evropiane duhet të sigurohen që fuqia e tyre vlen kur bëhet fjalë për krizën e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG