Ndërlidhjet

Trupat ukrainase kontrollojnë pjesë të Lluhanskut


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i ka thënë presidentit Petro Poroshenko se trupat qeveritare kanë marrë nën kontroll disa pjesë juglindore të qytetit lindor ukrainas të Lluhanskut.

Një komunikatë që është publikuar në faqen e internetit të Presidentit ukrainas thotë: “Ministria e Mbrojtjes, Valery Heletey, i ka thënë Presidentit Poroshenko se forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë nën kontroll disa pjesë të Lluhanskut”.

Komunikata shton më tej se trupat gjithashtu e kanë rrethuar aeroportin e Lluhanskut.

Trupat qeveritare dhe rebelët pro rusë raportohet se janë përfshirë në përleshje të armatosur në Lluhanskun që deri më tash është kontrolluar nga separatitstë.

Zyrtarët vendor kanë thënë se 20 persona janë vrarë gjatë granatimeve të dy ditëve të fundit.

Ka raportime kundërthënëse se kush është fajtor për granatim.

Energjia elektrike dhe furnizimi më ujë janë ndërprerë në shumicën e qytetit, ndërsa një rafineri e madhe e naftës raportohet se i është vënë flaka.

XS
SM
MD
LG