Ndërlidhjet

Vriten 21 roje kufitare egjiptiane


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Persona të armatosur kanë vrarë 21 roje kufitare egjiptiane që kanë qenë të vendosur në kufi me Libinë.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se sulmuesit kanë qenë kontrabandues.

Mirëpo, zëdhënësi i ushtrisë në faqen e tij në “Facebook” ka shkruar se “terroristët”, një term që autoritetet në Egjipt e përdorin për të përshkruar militantët islamik, qëndrojnë prapa sulmit.

Ai ka thënë se fillimisht është sulmuar një objekt depoje e armatimit me një raketë, duke vrarë ushtarët dhe duke lënduar të tjerë.

Dy kontrabandues janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur me rojet e kufirit, raportojnë zyrtarët e sigurisë.

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sisi, rregullisht ka shprehur shqetësimin rreth militantëve që kanë përfituar nga kaosi në Libi ku edhe kanë organizuar operacione përgjatë kufirit.

XS
SM
MD
LG