Ndërlidhjet

Largohen shumica e viktimave të aeroplanit të rrëzuar


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Raportimet e sotme thonë se mbi 190 trupa të pajetë të 298 personave që ishin në bordin e aeroplanit të “Malaysia Airlines” të rrëzuar në pjesën lindore të Ukrainës, janë tërhequr nga vendi ku kanë mbetur prej datës 17 korrik.

Agjencitë e lajmeve ruse dhe ukrainase po raportojnë se së paku 196 trupa të pajetë janë tërhequr nga zona ku është rrëzuar aeroplani.

Disa raportime thonë se është e paqartë se ku janë dërguar trupat e pajetë, mirëpo Reuters raporton se punonjës të hekurudhave pretendojnë se disa prej trupave janë dërguar në vagona frigoriferë në stacionin e trenit në Torez, rreth 15 km prej vendin ku është rrëzuar aeroplani.

Zëdhnësja e shërbimit të emergjencave në Ukrainë, Nataliya Bystro, ka thënë se punonjësit qeveritar dhe rebelët kanë mbledhur 196 trupa, mirëpo ajo ka thënë se rebelët më pas i kanë marrë trupat dhe i kanë dërguar në një lokacion të panjohur.

XS
SM
MD
LG