Ndërlidhjet

Vdiq muzikanti më i vjetër i Jazz-it


(ILustrim)

(ILustrim)

Trombisti, Lionel Ferbos, muzicienti më i vjetër i muzikës Jazz nga New Orleans i SHBA, ka vdekur pak ditë pas ditëlindjes së tij të 103-të, raporton Retuers.

Ferbos ka qenë aktiv edhe pasi kishte mbushur 100 vjeç, ndërsa herën e fundit kur ka performuar në publik ka qenë në muajin mars.

I pyetur nëse ka ndonjë këshillë për muzikantët e rinj, ai ka thënë: “Ushtroni, ushtroni dhe ushtroni, dhe ju do të beni miqë në të gjithë botën”.

Ferbos kur ishte fëmijë vuante nga astma dhe për këtë arsye, prindërit e tij fillimisht nuk e kanë lejuar që ai të ushtrohej për një instrument frymor.

Ai filloi të merrej me muzikë në moshën 15 vjeçare pasi e ka parë një orkestër të përbërë vetëm nga vajzat në Teatrin Orpheum pas së cilës ai ka menduar se një djalë mund të bëj çfarëdo që një vajzë mund ta bëj.

Ferbos, i cili e festoj ditëlindjen të enjtën, ka vdekur në shtëpinë e tij në New Orleans, njoftojnë pjesëtarët e familjes së tij.

Bashkëshortja e tij me të cilën ai ishte i martuar për 75 vjet, ka vdekur në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG