Ndërlidhjet

Vdiq aktori, James Garner


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Aktori i njohur për rolet në produkte televizive si “Maverick” apo “The Rockford Files”, ka vdekur në moshën 86 vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angjelos, raporton Reuters.

Garner, me karrierë prej gjashtë dekadash, ndër të tjera fitues i çmimit “Screen Actor Guild” në vitin 2004, është gjetur i vdekur nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth këtij rasti.

Faqja e internetit, TMZ, ka raportuar më herët se një ekip i ndihmës së shpejtë është dërguar në shtëpinë e Garnerit rreth orës 8 pasditën e djeshme, të cilët edhe e kanë gjetur aktorin e vdekur.

XS
SM
MD
LG