Ndërlidhjet

Armëpushim dy orësh mes Izraelit dhe Hamasit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar sot për një armëpushim dy orësh, duke ndaluar përkohësisht ofenzivën e ushtrisë izraelite në lagjën Shijaiyah të Gazas.

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e Shijaiyah që të shfrytëzojnë ndalimin e dhunës për tu larguar nga zona.

Zyrtarët shëndetësor dhe dëshmitarët thonë rreth 40 palestinezë janë vrarë në Shijaiyah derisa forcat izraelite e kanë zgjeruar ofenzivën në Rripin e Gazës.

Dëshmitarët thonë se tanket izraelite kanë hyrë në Shijaiyah duke sulmuar pozicionet e militantëve dhe duke detyruar kështu banorët që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Dëshmitarët kanë thënë se ka ende trupa të pajetë që kanë mbetur në rrugë, por përleshjet e armatosura kanë qenë shumë intenzive duke pamundësuar kështu që autoambulancat të arrijnë në zonën ku janë viktimat.

Izraeli ka njoftuar se po e zgjeron ofenzivën në Gaza, duke dërguar trupa në territorin që kontrollohet nga Hamasi për të shkatërruar tunelët dhe raketat që përdorën nga militantët e Hamasit për të sulmuar Izraelin.

XS
SM
MD
LG