Ndërlidhjet

Shteti Islamik, përgjegjëse për sulmet në Bagdad


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba në lagjet Shiite të Bagdadit, gjatë të cilave u vranë 27 persona.

Grupi, që më parë njihej me emrin Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti, përmes një komunikate ka thën se luftetarët e saj kanë kryer sulmet vetëvrasëse në Bagdad, ditën e shtunë.

Ndërkohë, i njejti grup ka detyruar të krishterët që të largohen nga Mosuli pasi iu ka kërcënuar atyre që të konvertohen në myslimanë apo të paguajnë një taks speciale.

Papa Françesku gjatë shërbesës së sotme në Vatikan është lutur për të krishterët e Irakut të cilët “janë persekutuar, ndjekur, detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pa mundësi që të marrin çfarëdo qoftë me veti”.

XS
SM
MD
LG