Ndërlidhjet

Rebelët: Kemi kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Separatistët pro rusë në lindje të Ukrainës kanë njoftuar se kutitë e zeza të aeroplanit të “Malasyia Airlines” janë gjetur dhe ato janë dorëzuar te Organizata e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Aleksandr Borodai, kryeministri i vet deklaruar i “Republikës së Donjeckut” , gjatë një konference të sotme ka thënë se separatistët pro rusë kanë ato që duket se janë kutitë e zeza të aeroplanit, i cili u rrëzua më 17 korrik.

Borodai ka thënë se forcat rebele kanë marrë “pajisje, që duket se janë kutitë e zeza” dhe ka thënë se ato janë dorëzuar te qyteti lindor ukrainas i Donjeckut, që kontrollohet nga separatistët.

Liderë të tjerë separatistë kanë përsëritur disa herë gjatë tre ditëve të fundit se kanë njërin apo të dy kutitë e zeza, mirëpo më vonë ato i kanë hedhur poshtë.

Forcat separatiste e kontrollojnë zonën, në afërsi të Torrezit, afër kufirit me Rusinë, ku edhe është rrëzuar aeroplani me 298 pasagjerë.

XS
SM
MD
LG