Ndërlidhjet

logo-print

Irani eliminon rezervën e uraniumit të pasuruar


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Irani ka vendosur të eliminoj rezervën më të madhe të uraniumit të pasuruar ashtu siç kërkohet në bazë të një marrëveshje të vitit të kaluar me fuqitë botërore.

Lajmi është publikuar nga Reuters duke u mbështetur në një njoftim të OKB-së për këtë temë.

Raporti i hartuar nga Agjencia e Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare ka treguar se Irani ka zbatuar kushtet e marrëveshjes gjashtë mujore, marrëveshje kjo që ka skaduar më 20 korrik.

Ky afat, megjithatë është shtyrë edhe për katër muaj, pasi fuqitë botërore dhe Irani nuk arritën që të tejkalojnë me kohë të gjitha mosmarrëveshjet gjatë bisedimeve në Vjenë.

XS
SM
MD
LG