Ndërlidhjet

logo-print

Holanda ndihmon identifikimin e viktimave të aeroplanit


Vendi ku është rrëzuar aeroplani...

Vendi ku është rrëzuar aeroplani...

Një ekip i ekspertëve holandezë pritet të udhëtojë në vendin ku është rrëzuar aeroplani i Malajzisë.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, vendi i të cilit ka humbur 192 shtetas në tragjedinë e 17 korrikut në lindje të Ukrainës, ka thënë se ekipi do të ndihmojë në identifikimin e viktimave.

Ai po ashtu ka deklaruar se rikthimi i trupave në vendet e tyre është “prioritet numër një”.

Fatkeqësia dyshohet të jetë shkaktuar nga një sulm me raketë i separatistëve pro-rusë.

Të 298 personat në bordin e aeroplanit kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG