Ndërlidhjet

Dënohet dëbimi i të krishterëve nga Mosuli


Mosul - foto arkivi

Mosul - foto arkivi

Kreu i kishës më të madhe të Irakut ka dënuar islamistët sunitë, të cilët kanë dëbuar të krishterët nga Mosuli.

Patriarku Louis Raphael Sako ka thënë se militantët e Shtetit Islamik janë më të këqij se lideri mongol, Genghis Khran, dhe nipi i tij, Hulagu, të cilët kanë kontrolluar Bagdadin në mesjetë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se veprimet e Shtetit Islamik mund të përbëjnë krim kundër njerëzimit.

Papa Françesku ka dënuar po ashtu dëbimin e të krisheterëve.

Qindra familje të krishtera janë larguar nga Mosuli, pasi militantët islamik janë kërcënuar se do t’i vrasin nëse nuk konvertohen në myslimanë apo pranojnë të paguajnë një taksë speciale.

XS
SM
MD
LG