Ndërlidhjet

Australia kujton viktimat e fluturimit MH17


Ilustrim

Ilustrim

Një shërbim përkujtimor është mbajtur në Australi për viktimat e rrëzimit të aeroplanit malajzian në lindje të Ukrainës.

Njëzetetetë nga 298 njerëzit që kanë qenë në fluturimin MH17, kanë qenë australianë, ndërsa tetë kanë qenë banorë të përhershëm të Australisë.

Kryeministri australisan, Tony Abott, i cili ka marrë pjesë në meshën katolike në Sidnej, ka folur për ankthin e vendit, duke thënë se vështirë se mund të ketë ndonjë australian, i cili nuk është prekur nga tragjedia.

Dyshohet se aeroplani malajzaian është rrëzuar nga një sulm me raketë i separatistëve pro-rusë.

Tragjedia ka ndodhur më 17 korrik.

XS
SM
MD
LG