Ndërlidhjet

Kerry në kërkim të armëpushimit në Gaza


Gaza

Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka thënë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të udhëtojë së shpejti në Kajro, për të kërkuar ndërprerjen e luftimeve në Rripin e Gazës midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë nuk saktësohet se kur do të ndodhë udhëtimi.

Sipas transkriptit të bisedës, Obama “ka shprehur shqetësime serioze për rritjen e numrit të viktimave, përfshirë vdekjet e civilëve palestinezë dhe humbjen e ushtarëve izraelitë”.

Biseda ka qenë e dyta në tre ditë midis Obamës dhe Netanyahut.

XS
SM
MD
LG