Ndërlidhjet

Sissi: Do ta çrrënjosim terrorizmin nga Egjipti


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka thënë se sulmi që ka vrarë 22 roje të kufirit “nuk do të kalojë pa përgjigje”.

Ushtarët egjiptianë janë vrarë në kufi me Libinë më 19 korrik.

Sissi ka thënë se “terrorizmi do të çrrënjoset nga çdo pjesë e Egjiptit”.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se sulmuesit kanë qenë kontrabandistë.

Por, një zëdhënës i ushtrisë ka shkruar në Facebook se “terroristët”, term që autoritetet përdorin për të përshkruar militantët islamikë, qëndrojnë prapa sulmit.

XS
SM
MD
LG