Ndërlidhjet

MH17: Putini fajëson Ukrainën


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij është duke bërë gjithçka të mundur për t’iu lejuar ekspertëve ndërkombëtarë që të hetojnë vendin, ku është rrëzuar aeroplani i Malajzisë, në lindje të Ukrainës.

Ai ka fajësuar autoritetet ukrainase për fundin e armëpushimit të njëanshëm kundër rebelëve pro-rusë në lindje.

“Ne vazhdimisht u kemi bërë thirrje palëve ndërluftuese që të ndalojnë gjakderdhjen dhe të ulen në tryezën e negociatave. Jemi të bindur se nëse më 28 qershor, luftimet në lindje të Ukrainës nuk do të kishin rinisur, kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur”, ka thënë Putin.

Ai po ashtu ka thënë se askush nuk ka të drejtë që “ta përdorë këtë tragjedi për qëllime mercenare”.

Të 298 njerëzit në bordin e fluturimit MH17 kanë humbur jetën në tragjedinë e 17 korrikut.

Fatkeqësia dyshohet të jetë shkaktuar nga një sulm me raketë i separatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG