Ndërlidhjet

Forcat e Ukrainës sulmojnë Donjeckun


Donjeck - foto arkivi
Donjeck - foto arkivi

Një udhëheqës i separatistëve pro-rusë ka thënë se forcat ushtarake të Ukrainës janë duke sulmuar forcat rebele në Donjeck.

Sergei Kavtaradze, zyrtar i vetëdeklaruar i Republikës së vetëshpallur të Donjeckut, ka thënë se së paku katër tanke të Ukrainës dhe automjete të tjera të blinduara kanë hyrë në qytet.

Luftimet thuhet se janë përqendruar rreth stacionit të trenit, ku raportohen shpërthime dhe shtëllunga tymi.

Këshilli i Qytetit të Donjeckut ka paralajmëruar qytetarët që të mbeten në shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë larg disa rrugëve dhe autostradave të caktuara.

Një zyrtar i ushtrisë së Ukrainës në Kiev ka thënë se operacioni është në “fazën aktive” dhe se ai nuk mund të bëjë komente.

XS
SM
MD
LG