Ndërlidhjet

MH17: Ukraina dorëzon hetimet te ndërkombëtarët


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Ukraina ka thënë se do të dorëzojë kontrollin e hetimeve të rrëzimit të aeroplanit të Malajzisë tek ekspertët ndërkombëtarë dhe ka propozuar që Holanda të udhëheqë procesin.

Kryeministri Arseniy Yatsenyuk po ashtu ka thënë se zyrtarët në Kiev do t’iu lejojnë “partnerëve perëndimorë” që të koordinojnë hetimet e tragjedisë së 17 korrikut.

Ai ka thënë se Ukraina është e gatshme të trasportojë të gjithë trupat në Amsterdam për teste të mjekësisë ligjore.

192 nga 298 personat e vdekur nga rrëzimi i aeroplanit kanë qenë shtetas holandezë.

Aeroplani po fluturonte nga Amsterdami, kur është qëlluar nga një raketë nga pjesa lindore e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG