Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se ekspertët kanë arritur në Torez të Ukrainës, ku janë duke u ruajtur viktimat e rrëzimit të aeroplanit të Malajzisë.
Tre shkencëtarë holandezë të mjekësisë ligjore pritet të nisin punën në identifikimin e 196 trupave të mbledhur atje.
Të 298 personat në fluturimin MH17 kanë vdekur kur aeroplani i tyre është goditur nga një raketë në lindje të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë gjithnjë e më shumë prova për pjesëmarrjen e Rusisë në rrëzimin e aeroplanit më 17 korrik.