Ndërlidhjet

Filmat më të suksesshëm në Amerikën Veriore


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Filmi “Down of the Planet of the Apes” i ka mundur filmat e tjerë në garën për pozitën e parë për filmat më të suksesshëm të javës në kinematë e SHBA-ve dhe Kanadasë.

Kjo është java e dytë që “Down of the Planet of the Apes” arrin të shes bileta në kinema më shumë se të gjithë filmat e tjerë.

Versioni i ri i filmit “Planeti i Majmunëve” ka fituar 36 milionë dollarë amerikanë në kinema nga e premtja deri të dielën, sipas të dhënave të kompanisë “Rentrak”.

“Planeti i Majmunëve” është filmi i dytë i lëshuar gjatë verës që e mban pozitën e parë për dy javë rresht,

Filmi horror, “The Purge: Anarchy” ka përfunduar i dyti më 28.4 milionë të fituara, ndërsa prodhimi më i ri i Disney, filmi i animuar, “Planes: Fire and Rescue” ka dal i treti me 18 milionë dollarë të fituar.

Në pozitën e katërt është filmi, “Sex Tape” me 15 milionë dollarë të fituara.

XS
SM
MD
LG