Ndërlidhjet

Një zyrtar në Gaza ka thënë se numri i të vdekurve në mesin e palestinezëve ka tejkaluar 500 veta të vrarë gjatë dy javëve të fundit në përleshjet në mes të Izraelit dhe Hamasit.

268 janë vrarë vetëm gjatë operacioneve tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës, operacion ky që është nisur më 17 korrik.

Ministria e Shëndetësisë e ka bërë publike këtë të dhënë derisa forcat tokësore izraelite po vazhdojnë me ofenzivën në Gaza.

Rreth 20 izraelitë, ushtarë e civilë janë vrarë gjatë konfliktit.

Trupat izraelite thonë se kanë vrarë së paku 10 militantë gjatë luftimeve të sotme derisa izraelitët janë përleshur me dy grupe të ndara që kishin hyrë në Izrael përmes tuneleve nga veriu i Gazas.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së është takuar mbrëmë vonë dhe ka bërë thirrje për dhënien fund të dhunës në Rripin e Gazës.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është nisur drejt Kajros sot për tu takuar zyrtarët egjiptian në lidhje me këtë problem.

XS
SM
MD
LG