Ndërlidhjet

Protestë në Zubin Potok - kundër arrestimeve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një numër i qytetarëve serbë veriut të Kosovës, kanë mbajtur sot një tubim protestues në Zubin Potok, për të kundërshtuar, siç është thënë, kërcënimet e pabazuara për arrestimin e serbëve.

Protesta është mbajtur me moton “Të gjithë janë të njëjtë, cili nga ne është në radhë”, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe EULEX-i që pa kushte tua mundësojnë mbrojtjen në liri të gjithë serbëve të akuzuar, sepse në të kundërtën do të shqyrtohet mundësia e ndërprerjes së bashkëpunimit me këtë mision.

“Në qoftë se nuk u mundësohet serbëve të paraburgosur që të mbrohen në liri, do të detyrohemi që me të gjitha mjetet paqësore dhe demokratike, ta tregojmë mos dëgjueshmërinë qytetare, si dhe do ta shqyrtojmë bashkëpunim in e mëtutjeshëm me Policinë e EULEX-it dhe prokurorinë në veri të Kosovës”, është thënë ndër të tjera.

Siç thuhet, Policia e Kosovës, javën e kaluar, ka tentuar që kryetarit të Zubin Potokut, Stevan Vuloviq dhe liderit tjetër serb, Slavisa Ristiqi, t’ua dërgoj ftesat për t’i intervistuar, ftesa këto të cilat i ka lëshuar EULEX-i

XS
SM
MD
LG