Ndërlidhjet

Kuvajt: Konfirmohet dënimi ndaj përdoruesit të Twitter


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Gjykata kryesore e Kuvajtit e ka konfirmuar dënimin me 10 vjet burg për një përdorues Shiit të “Twitter-it” me akuzën se e ka ofenduar profetin Muhamed, bashkëshorten e tij dhe shoqëruesit e tij.

Hamad al Naqi, 24 vjeçar është akuzuar se e ka ofenduar Arabinë Saudite dhe Bahrejnin dhe ka përhapur lajme të rrejshme duke e dëmtuar imazhin e Kuvajtit, thuhet në verdikt.

Ky vendim tani konsiderohet përfundimtar dhe ai mund të ndryshohet vetëm nga udhëheqësi i shtetit.

Naqi është mbajtur në burg prej arrestimit të tij në Mars të vitit 2012 për postimet e “cicërimave” në “Twitter” të cilat janë konsideruar ofenduese ndër të tjerë për profetin Muhamed dhe liderët e vendeve të Gjirit.

Naqi, pjesëtar i komunitetit minoritar Shiite, i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se profili i tij në “Twitter” është thyer nga hakerë.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

XS
SM
MD
LG