Ndërlidhjet

logo-print

16 të vrarë në Irak


Abu Bakr al-Baghdadi, personi që besohet se e udhëheqë Shtetin Islamik (ARKIV)

Abu Bakr al-Baghdadi, personi që besohet se e udhëheqë Shtetin Islamik (ARKIV)

Sulmet në dy qytete të Irakut që janë kryer gjatë natës kanë vrarë së paku 16 persona deri luftimet në mes të ekstremistëve të Shtetit Islamik kanë vazhduar.

Mortajat e kanë goditur qytetin e Mahmudijes gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm duke vrarë 11 civilë, dhe plagosur 31 të tjerë.

Ndërkaq një sulm me bombë në Abu Ghraib, periferinë e Bagdadit ka shpërthyer derisa një patrullë ushtarake ka kaluar afër, duke vrarë dy ushtarë dhe tre vullnetarë që i janë bashkuar forcave ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Popullata e krishterë ndërkohë po vazhdon të vuaj derisa kryengritësit e Shtetit Islamik kanë urdhëruar murgjit që të largohen nga Manastiri i shkeullit të 4-të, Mar Behnam, që gjendet afër qytezës kryesisht të krishterë, Qaraqosh.

Militantët nuk e kanë pranuar kërkesën e murgjive që të marrin me veti relike që janë mbajtur në manastir.

XS
SM
MD
LG