Karl Albrecht, themeluesi i dyqaneve të lira, ALDI, ka vdekur në moshën 94 vjeçare, njofton zingjiri i supermarketeve.
Ai e kishte bashkë-themeluar ALDI-n me vëllaun e tij, Theo pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa 70 vjet më pas, revista Forbes e renditi atë si personin më të pasur në Gjermani me pasuri prej 26 miliardë dollarëve.
Familja nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për vdekjen e tij pasi ata janë tejët të kujdesshëm për sigurinë prejse Theo Albrecht ishte kidnapuar për 17 ditë në vitin 1971.
Theo ishte liruar vetëm pasi familja kishte paguar 3 milionë dollarë.
Theo ka vdekur në moshën 88 vjeçare në korrik të vitit 2010, ndërsa pasurinë e tij ia kishte lënë fondacionit të familjes.
Zëdhënësi i qytetit të Essenit, ku ka jetuar Karl Albrecht,ka thënë se funerali është mbajtur të hënën ndërsa aty kanë marrë pjesë vetëm familja e ngushtë e Karlit.
Aldi ishte ndarë në dy divizione, verior dhe atë jugor në Gjermani në vitin 1960.
Theo Kalbrecht e kishte marrë përsipër veriun, ndërsa Karl divizionin jugor.
Dominimi i ALDI-t dhe rivalit LIDL, e ka bërë shumë të vështirë për firmat ndërkombëtare si Wal Mart që të hyjnë në skenën e supermarketeve në ekonominë më të madhe të Evropës.
Aldi ka 1880 supermarkete në jug të Gjermanisë, ndërsa vetëm në vitin 2012 ka bërë shitje në vlerë prej 15 miliardë dollarëve.