Ndërlidhjet

Goditet spitali i Gazas


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një spital në qendër të Rripit të Gazës është goditur sot nga granatat e Izraelit, duke vrarë katër persona.

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë së Rripit të Gazës, Ashraf al Kidra, ka thënë se spitali “Martirët e Al Aqsa” është goditur nga 12 granat.

Al Kidra ka thënë se granatat e kanë goditur ndërtesën administrative, njësinë e kujdesit intenziv dhe departamentin e kirurgjisë.

Ai gjithashtu ka thënë se 60 persona janë plagosur prej të cilëve gjysma janë pjesëtar të stafit të spitalit.

XS
SM
MD
LG