Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Barra është mbi Rusinë


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, duke folur nga Shtëpia e Bardhë në Vashington për rrëzimin e aeroplanit malejzian ka thënë se përgjegjësia duhet të ekzistojë për këtë çështje dhe se hetuesit ndërkombëtar duhet të kenë qasje të plotë dhe të menjëhereshme te vendi ku është rrëzuar aeroplani.

Obama thotë se ekipet ndërkombëtare janë të gatshme që të kryejnë hetimin, por separatistët e përkrahur nga Rusia janë duke bllokuar këto përpjekje.

Gjatë adresimit të kësaj çështjeje, Obama ka thënë veprimet e separatistëve te vendi ku është rrëzuar aeroplani nxisin pyetjen: “Çfarë po mundohen të fshehin ata?”

Lideri amerikan më tutje ka shtuar se Rusia dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë përgjegjësi të drejtpërdrejt që të nxisin separatistët që të bashkëpunojnë me hetuesit.

“Barra qëndron mbi Rusinë tani që të insistojë që separatistët të ndalojnë së ngatërruari me hetimet”, ka thënë Obama.

Duke folur për konfliktin që po ndodh në lindje të Ukrainës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se ai ende beson në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike në Ukrainë.

Mirëpo, nëse Rusia vazhdon të përkrahë separatistët që po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës, atëherë sipas Obamës, Rusia do ta izolojë edhe më shumë vetën ndërsa pasojat vetëm do të rriten.

XS
SM
MD
LG