Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë gjatë luftimeve në Tripoli


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët e Libisë kanë njoftuar se luftime të ashpra po vazhdojnë në mes të milicive rivale përreth aeroporti ndërkombëtar në Tripoli.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në faqen e saj të internetit dje, se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 47 persona janë vrarë dhe 120 të tjerë janë plagosur

Raportohet se militantë kanë përdorur topa të mëdhenj kundër aeroplanëve, raketa GRAD në përleshjet që janë kryer afër aeroportit të kryeqytetit të Libisë.

Luftimet kanë nisur vetëm pak ditë pasi një nga milicitë e fuqishme ka thënë se është e gatshme t’i jap fund përleshjeve të ashpra që e kanë rrënuar shtetin e Afrikës Veriore, prodhues i naftës.

Kjo konsiderohet si dhuna më e rëndë në Tripoli prej luftës së vitit 2011 gjatë së cilës ra regjimi i Muammer Gadafit.

XS
SM
MD
LG