Ndërlidhjet

Rusia e zemëruar me ndalimin e këngëtarëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka thirrur Ambasadorin e Letonisë në Moskë, Astra Kurme, pasi tre artistë rusë nuk janë lejuar që të hyjnë në Letoni.

Në një komunikatë të publikuar sot, ministria ka shprehur zemërimin e saj rreth vendimit të Letonisë që të ndalojë hyrjen në këtë shtet të Oleg Gazmanov, Iosif Kobzon dhe Alla Perfilova.

Më herët, ministri i jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka thënë se performuesit janë ndaluar të hyjnë për shkak të qëndrimeve pro Kremlinit në lidhje me krizën e Ukrainës.

Ai i ka përshkruar këngëtarët si “propagandistët më aktiv” që në mënyrë “agresive” e përkrahin aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG